×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër të vdekur brenda 24 orëve në Kosovë, shkon në 86 numri i viktimave nga COVID-19

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 23:38

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 4 vdekje nga coronavirusi, shkruan Reporteri,net. Numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 86.


    “Numri total i rasteve pozitive është 4.100  raste nga 26.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 86 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, është thënë në njoftimin e institutit.

    Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 413 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe  gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 214 raste pozitive.

    Ndërsa sipas njoftimit janë shëruar 60 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.063 raste, kurse raste aktive është 1.951.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!