×
  • Lajme
  • Lajme

    Kelmendi i Fjalës: Ne humbëm në këto zgjedhje, por nuk u koritëm

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 23:40

    Kreu i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka thënë se partitë politike po tregohen dyfytyrëshe pasi ato e shkelën ligjin anti-Covid duke mbajtur tubime parazgjedhore dhe sipas tij duke ndikuar në rritjen e numrit të rasteve me COVID-19.


    Kelmendi përmes një postimi në Facebook tha se partia e tij edhe pse i humbi këto zgjedhje nuk e humbi fytyrën.

    “Ashtu si e rrezikuan dhe e dëmtuan shëndetin publik, ashtu edhe disa e kanë dëmtuar edhe perspektivën e Kosovës dhe pritet që edhe të tjerët ta dëmtojnë këtë përspektivë. Kjo është dyfytyrësia e këtyre partive parlamentare. Ne FJALA jemi të sinqertë, ne humbëm në këto zgjedhje, por ne nuk e humbëm fytyrën, nuk u korritëm, nuk mashtruam, nuk rrezikuam shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Sinqeriteti gjithmonë në fund e ka mposhtur dyfytyrësinë”, ka shkruar Kelmendi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!