×
  • Lajme
  • Lajme

    Këmbësoret që u goditën në Obiliq janë nënë e bijë, mjeku kujdestar thotë se gjendja e tyre është shumë e rëndë

    Reporteri
    09 Dhjetor 2022 | 20:02

    Një aksident trafiku ka ndodhur në Obiliq, ku një automjet ka goditur dy këmbësorë.

    Sipas mjekut kujdestar në QKUK, Avdush Bajgora, këmbësoret që u goditën janë nënë e bijë.

    Bajgora ka deklaruar se gjendja e tyre është shumë e rëndë.

    “Gjendja është shumë e rëndë. Janë nënë dhe vajzë”, tha Bajgora për Express.

    Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

    Sipas Ahmetit, këmbësorët kanë lëndime të rënda dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

    “Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësorë dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona (këmbësorë) të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!