×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltarja e Haradinajt postim prekës për nënën që iu vra nga babai: Të premtoj se krejt dhimbjen, do ta kthej në forcë…

    Reporteri
    16 Gusht 2019 | 9:48

    Këshilltarja e kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj, Diellza Hoti, i ka kushtuar dedikim prekës nënës së saj Armendes.


    Hoti ka shkruar në rrjetin social Instagram disa fjalë prekëse në kujtim të nënës së saj.

    Postimi i saj i plotë:

    “Po më fillon e mbaron dita pa ty, pa thirrjet e përqafimet tua, po pres që po të shoh e po pres me bisedu bashkë si gjithmonë, po më dhemb që çdo qosh i shtëpisë u errësu sepse po i mungon drita e buzëqeshjes tënde, më e bukura që e kam pa ndonjëherë. Ti mam, lulja e njomë, je symbol i bukurisë, çiltërsisë dhe heroizmit. Ty unë t’a kam lakminë për shpirtin fisnik që e ke pasë e për fuqinë e jashtëzakonshme me dominum çdo sfidë. Ti sot padrejtësisht nuk je në mesin tonë, por je në parajsë e po më mbron nga lart, e unë të premtoj që krejt dhimbjen që po e ndjej do t’a kthej në forcë e do t’a vazhdoj rrugëtimin tënd të drejtë. Përjetësisht në zemrën time, të dua mam”.

    https://www.instagram.com/p/B1Mfqlgg2v9/?utm_source=ig_embed

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!