×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë 8 emrat e AAK-së që fituan mandat për deputetë

    Reporteri
    03 Mars 2021 | 23:39

    Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës morri vetëm 7,1% të votave. E përkthyer në ulëse në Kuvendin e Kosovës, partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj do t’i ketë 8 deputetë.


    Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka siguruar listën me emrat e 8 kandidatëve që fituar mandat nga radhët e AAK-së.

    Listës i prin Ramush Haradinaj, i cili ishte kandidat për president nga AAK.

    E pas tij renditen Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Pal Lekaj.

    Ndërkaq në grupin e ardhshëm parlamentar, AAK do t’i ketë edhe 3 gra, shkruan Reporteri.net.

    Edhe Time Kadrijaj sërish i ka fituar votat e mjaftueshme për deputete. Derisa, Albena Reshitaj dhe Albana Bytyqi fitojnë mandate sipas kuotës gjinore duke u bërë kështu deputete të AAK-së në legjislaturën e ardhshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!