×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë 10 gratë deputete të LDK-së

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 21:27

    Lidhja Demokratike e Kosovës në legjislaturën e VII-të të Kuvendit të Kosovës sipas rezultateve aktuale, jo zyrtare do t’i ketë 30 deputetë.


    20 deputetë do të jenë burra, kurse 10 gra. 6 gra do të jenë për herë të parë deputete, kurse 4 të tjera kanë siguruar edhe një mandat.

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka arritur ta sigurojë listën e kandidatëve për deputet nga LDK-ja të cilët kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet.

    Më poshtë mund të gjeni kush janë 10 gratë deputete të LDK-së:

    Vjosa Osmani, që ishte bartëse e listës ka grumbulluar saktësisht 175.02 vota është e para.

    Marigona Geci është e dyta me 17.587 vota

    Vlora Limani-Hajnuni e treta me 8.937 vota

    Rrezarta Krasniqi e katërta me 8.848 vota

    Lirije Kajtazi e pesta me 8.622 vota

    Hykmete Bajrami e gjashta me 8.311 vota

    Doruntinë Maloku-Kastrati e shtata me 7.790 vota

    Valentina Bunjaku-Rexhepi e teta me 7.039 vota

    Besa Gaxherri e nënta me 6.957 vota

    Saranda Musliu e dhjeta me 6.955 vota

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!