×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR-i paralajmëron stërvitje me shumë helikopterë në gjithë Kosovën, përmend edhe Rezolutën 1244

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 17:50

    Forcat paqeruajtëse të KFOR-it përmes një komunikate për media kanë njoftuar se nesër do të zhvillojnë një stërvitje rutinore në tërë Kosovën, shkruan Reporteri.net.


    Sipas komunikatës kjo stërvitje do të përfshijë edhe helikopterë të shumtë.

    “KFOR-i do të zhvillojë një stërvitje rutinore trajnimi që përfshinë helikopterë të shumtë në të gjithë Kosovën gjatë ditës së nesërme, me 25 shkurt 2021. Ushtrimi do të përqendrohet në sigurimin e ndërveprimit ndërmjet të gjithë anëtarëve të KFOR-it dhe kombeve partnere, në përputhje me mandatin e KFOR-it nga Rezoluta 1244 e Këshillit te Sigurimit te KB te vitit 1999 për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurtë si dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!