×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinaku thotë se po provokohet nga mesazhe të dyshimta që po vijnë në numrin e tij të telefonit

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 23:39

    Ushtruesi i detyrës së OVL–UÇK-së, Faton Klinaku, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se po merr se po provokohet dhe shqetësohet nga persona të panjohur, të cilët po i çojnë mesazhe kinse janë nga Gjykata Speciale e Hagës.


    Klinaku tha se mesazhe të tilla e të panjohura në telefonin e tij nuk kanë të ndaluar në këto orë të vona.

    “Në adresën tuaj private të emailit ose në atë të organizatës është dërguar një email që përmban urdhrin e gjykatësit të vetëm. Nëse keni ndonjë pyetje mund të kontaktoni summons@spoffice.org”, shkruhet në një nga mesazhet që ka pranuar Klinaku.

    Ai i bëri thirrje Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit që t’i hetojë ata që po bëjnë veprime të tilla.

    “Provokimet, shqetësimet e panjohura për mua në adresën, telefonin tim personal, nuk kanë të ndalur në këto orë të vona! Kërkoj nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit që t’i hetojë se nga kush dhe përse bëhen këto”, ka shkruar Klinaku.

    https://www.facebook.com/Fatonik/posts/10158698194382720

    Kujtojmë se sot gjatë ditës, Faton Klinaku dhe avokati i OVL-UÇK-së, Tomë Gashi, janë ftuar që të japin dëshmi në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë. Që të dy kanë refuzuar të bëjnë një gjë të tillë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!