×
  • Lajme
  • Lajme

    Koci: Specialja nuk do të ngrejë aktakuzë ndaj të gjithë të dyshuarve

    Reporteri
    09 Dhjetor 2019 | 22:26

    Profile të larta të politikës, që kanë qenë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë marrë ftesa gjatë muajve të fundit nga Specialja.


    Analistë por jo vetëm kanë thënë se po pritet të vijë edhe aktakuza e parë nga kjo gjykatë që është në kuadër të legjislacionit të Kosovës.

    Por avokati Arianit Koci ka thënë se Gjykata Speciale nuk do të ngritë aktakuza ndaj të gjithë të dyshuarve ndaj të cilëve u ka lëshuar ftesa.

    “Specialja nuk do të ngritë aktakuzë ndaj të gjithë të dyshuarve”, ka thënë Koci, shkruan Express.

    Ai po ashtu ka thënë se secili prej të ftuarve e di se në çfarë cilësie është thirrur.

    “Të thirrurit nuk kanë obligim të përgjigjen ndaj publikut dhe të tregojnë se në çfarë cilësie po thirret”, ka thënë ai.“Por kushdo që ftohet e di cilësinë e ftesës”, ka deklaruar Koci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!