×
  • Lajme
  • Lajme

    Koha po kalon: Çka thotë Kushtetuta e Kosovës për formimin e Qeverisë

    Reporteri
    09 Dhjetor 2019 | 23:18

    Ka më shumë se dy muaj që kanë mbaruar zgjedhjet. Pas maratonës së numërimit e rinumërimeve, tashmë dihen rezultatet.


    Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese. Ajo ka zgjedhur që të bisedoj me LDK-në që është në pozitën e dytë për të formuar koalicionin qeverisës.

    Por, pas shumë takimesh, këto dy parti nuk kanë arritur të gjejnë një akord për të formuar koalicionin qeverisës, shkruan Indeksonline.

    Edhe sa kohë ju kanë mbetur këtyre dy partive që të formojnë koalicionin?

    Sipas Kushtetutës së Kosovës, nenit 95, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër në konsultimin me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë.

    Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.

    Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!