×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmohet edhe nga Policia: Aksidenti në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ me pasoja fatale

    Reporteri
    18 Gusht 2019 | 11:32

    Sot në orët e mëngjesit ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’. Një veturë dyshohet që është vetaksidentuar duke lënë pasoja fatale.


    Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për Indeksonline.

    “Është raportuar për një aksident të rëndë Trafiku me pasoja fatale, të shkaktuar sot paradite në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Njësitet kompetente policore për menagjimin e trafikut në autstrada janë duke u marr me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhe deri te ky aksident. Pas hetimeve qe jane ne proces do të ju njoftojmë për detaje tjera” deklaroi zëdhënësi Daut Hoxha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!