×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Jam për themelimin e çdo Komisioni Hetimor

    Reporteri
    29 Mars 2024 | 12:57

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur qëndrimin e tij pro themelimit të çdo komisioni hetimor dhe se për këtë, sipas tij, nuk duhet të ketë asnjë pengesë.

    Pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë, Konjufca ka thënë se debati për çështje të tilla duhet të bëhen në komisione.

    “Unë jam që mos të bëhet asnjë pengesë në themelim e këtij komisionit hetimor, për themelimin e komisionit hetimore cilado qofshin ato. Beteja duhet të behet brenda komisioneve, si kryetar e shpreh vullnetin tim konceptim tim qëndrimin tim komisionit parlamentare nuk duhet të pengohet sepse kjo behet precedent atëherë në mënyra afatgjate dëmtohet Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe parlamentarizmi jonë”, u shpreh Konjufca, njofton EO.

    Dje në Kuvendin e Kosovës ka dështuar të votohet themelimi i komisionit hetimor parlamentar për tenderët njëburimor, përcjell Reporteri.net.

    Dështimi, ndodhi për shkak të mungesës së kuorumit pasi vetëm 26 deputetë morën pjesë në votim. Deputetët e pushtetit, ata të Vetëvendosjes, nuk morën pjesë në votim.

    Dështon themelimi i komisionit hetimor për tenderët njëburimor

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!