×
  • Lajme
  • Lajme / Seanca

    Kontratat njëburimore, Abdixhiku: Sot teksa flasim, dikush në VV është duke nënshkruar një tender sekret

    Reporteri
    28 Mars 2024 | 12:45

    Kreu i LDK-së, Abelard Tahiri në Kuvendin e Kosovës sot, ka folur për kontratat njëburimore, ka thënë se në MPB për shërbime të IT, një ofertë e 9.5 milionë eurove është refuzuar dhe është nënshkruar marrëveshje drejtëpërdrejtë, pa procedurë në vlerë 15 milionë euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Abdixhiku ka thënë se Prokuroria Speciale duhet të merret me rastin, derisa ka shtuar se janë të gatshëm edhe të jenë dëshmitarë.

    Tutje, i pari i LDK-së tha para deputetëve se edhe tani derisa po flasin në Kuvend, dikush në VV është duke nënshkruar një tender sekret.

    “Në MPB 15 milionë euro për shërbime të IT-së e tani këtu bëhet e çuditshme dhe evidente, kur procedura ka qenë e hapur kur ka pasë garë kanë konkurruar kompani, çmimi përfundimtar ka qenë 9.5 milionë euro kanë ardhur në pushtet kanë mbyllur tenderë, janë ulur kanë bërë negociim dhe është nënshkruar marrëveshja drejtëpërdrejtë, pa procedurë, 15 milionë euro. Prokuroria Speciale duhet të bëjë punën e vet, këtë listë e ka, jemi të gatshëm të jemi dëshmitarë e dorëzues te secili tender veç e veç, siç e kemi marrë. Mosveprimi i Prokurorisë Speciale është aprovim i kësaj praktike”, tha Abdixhiku.

    “Sot teksa flasim, dikush në VV është duke nënshkru, jo përgatit, një tender sekret. Kjo praktikë po rritet, vitin e parë ishin 30 milionë euro, vitin e dytë u bënë 70, në vitin e tretë 109 milionë euro tender sekretë”, tha Abdixhiku në Kuvend.

    Ndërsa, Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në seancën e Kuvendit të Kosovës, lidhur me kontratat njëburimore tha se shifra e tyre shkon deri në 200 milionë euro.

    “Deri në 200 milionë euro shkon shifra e kontratave njëburimore nga kjo qeveri”, u shpreh Tahiri.

    “Duhet t’i analizojmë këto kontrata dhe të shohim sa janë reale. Janë kontrata njëburimore me shuma marramendëse. Shohim sigurimin e objekteve të KEK-ut, e çështje banale që janë kotnratat burimore.

    Tahiri: Kontratat njëburimore janë nënshkruar pa asnjë transparencë, shifra shkon deri në 200 mln euro

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!