×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosnett pas takimit me Lajçak: SHBA mbështet BE-në në dialogun Kosovë-Serbi për një zgjidhje gjithëpërfshirëse

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 21:03

    Ambasadori i SHBA-së në Ksoovë, Philip Kosnett, është takuar me të Dërguarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.


    Kosnett ka thënë se BE-ja e ka mbështetjen e plotë të SHBA-së në ndërmjetësimin e dialogut mes këtyre dy vendeve. Ai po ashtu shtoi se qëllimi i këtij dialogu do të jetë një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe integrim më i thellë për të dyja vendet.

    “Në takimin e sotëm me Miroslav Lajcak, riafirmova mbështetjen e SHBA-së për një bashkëpunimi, për dialogun, të udhëhequr nga BE-ja. Qëllimi ynë: një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe integrim më i thellë Euro-Atlantik nga e cila përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Kosnett.

    Lajcak po qëndron në Kosovë në një vizitë tre ditore ku do të takohet me liderët politikë të vendit.

    Ai është takuar sot me liderin e VV’së, Albin Kurti. Lajcak nuk ka folur për medie pas takimit. Kurti në anën tjetër tha se nuk është lëkundur nga qëndrimet e tij se dialogu nuk është prioritet i tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!