×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kosova duhet të fillojë me ndryshimin e emrit sepse është fjalë serbe”, Daçiq reagon pas debatit për produktet serbe në bufenë e Kuvendit

    Reporteri
    19 Nëntor 2021 | 22:51

    Kreu i Kuvendit të Serbisë, Ivica Dacic, ka reaguar pas debatit që është nxitur sot lidhur me produktet të prodhuara në Serbi e që deputeti i AAK’së Bekë Berisha i ka hasur sot në bufenë e Kuvendit të Kosovës.

    Pas veprimit të deputetit Berisha i cili për një gjë të tillë ka njoftuar edhe kryeparlamentarin Konjufca, kanë reaguar edhe nga zyra e këtij të fundit duke thënë se do të ndërprejnë kontrarën me bufenë, nëse e njëjta vazhdon të shërbej produkte serbe.

    Kjo ka nxitur edhe reagimin e Daçiq, i cili ka thënë se ” Kosova duhet të fillojë me ndryshimin e emrit”, meqë sipas tij “Kosova është fjalë serbe”. Këtë Daçiq përpiqet ta argumentojë duke përmendur edhe faqen e CIA-s amerikane.

    “Nuk çuditem. Por ata fillimisht duhet të ndryshojnë emrin e Kosovës sepse është fjalë serbe, gjendet edhe në faqen e CIA-s”, ka thënë Daçiq, shkruan Nova.rs.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!