×
  • Lajme
  • Lajme

    KOSTT kërkon që urgjentisht t’i hiqet barra e pagesës së rrymës në veri

    Reporteri
    28 Janar 2022 | 18:42

    Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës KOSTT, në komentet që iu është dërguar ZRRE-së, ka kërkuar 12.87 milionë që të mbulojë koston e plotë të dëmeve të shkaktuara nga pagesa që iu bë vjet rrymës në veri.

    Në komentet e KOSTT-it, thuhet se përgjatë vitit të kaluar, ky operator ka paguar rreth 33 milionë euro për veriun. Kjo, sipas KOSTT-it, e ka çuar në prag të falimentimit, shkruan lajmi.net.

    “Kosotoja e humbjeve në pjesën veriore gjatë vitit 2021 ka arritur vlerën prej 40,849,659 euro. Nga Qeveria e Kosovës janë mbuluar rreth 7,673,462 milionë euro, pjesa tjetër prej 33,176,197 euro është mbuluar nga buxheti i KOSTT sipas udhëzimeve të Parlamentit të Kosovës”, thuhet në komentet e KOSTT-it.

    “…Andaj, kërkojmë nga ZRrE, përfshirjen e kostos së plotë për këto shërbime sipas parashikimit prej 12.87 milionë euro”, thuhet më tej.

    “Prandaj, KOSTT kërkon nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë që urgjentisht të ia largojë obligimin e mbulimit të humbjeve në pjesën veriore të Kosovës nga Licenca për Operatorin e Sistemit të Transmetimit ose të gjejë një mekanizëm tjetër të mbulimit të kësaj kostoje”, potencon KOSTT-i.

    KOSTT më herët ka bërë të ditur se po ka vështirësi edhe në pagesën e pagave të punëtorëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!