×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Amaneti i përbashkimit vjen nga Skënderbeu e deri tek Adem Jashari dhe UÇK-ja

    Reporteri
    27 Nëntor 2022 | 15:57

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas mbledhjes së dy kuvendeve në atë të Shqipërisë, tha se sot kujtojmë dhe nderojmë herojntë e dy vendeve të cil[t mundësuan këtë ditë.

    Përmes një postimi në Facebook, kryetari i PDK-së tha se “sot falenderojmë ecilin shqiptar, andej dhe këtej kufirit, të cilët me rezistencën, sakrificën dhe përpjekjen e vazhdueshme jetësuan aspiratat shekullore”.

    “Kjo flakë shekullore, që ngrohë e ndriçon vazhdimisht zemrat, mendjet dhe rrugët tona, le të jetë udhërrëfyes i përjetshëm i kombit tonë drejt unitetit e suksesit”, shkroi mes tjerash Krasniqi.

    Postimi i plotë:

    Sot, në Tiranë, në mbledhjen e parë të përbashkët të dy Kuvendeve tona, në vigjilje të një feste shumë të rëndësishme kombëtare.

    Sot, bashkë, kujtojmë dhe nderojmë heronjtë e kënduar dhe të pakënduar nga dy shtetet tona, të cilët me guximin, ëndrrën dhe vizionin e tyre mundësuan këtë ditë.

    Sot, bashkë, falënderojmë secilin shqiptar, andej dhe këtej kufirit, të cilët me rezistencën, sakrificën dhe përpjekjen e vazhdueshme jetësuan aspiratat shekullore.

    Amaneti dhe pesha e përbashkimit ndër ne vjen nga Skënderbeu, përcillet te Ismail Qemaili e ndizet përsëri në Prekaz, te Adem Jashari dhe UÇK-ja.

    Kjo flakë shekullore, që ngrohë e ndriçon vazhdimisht zemrat, mendjet dhe rrugët tona, le të jetë udhërrëfyes i përjetshëm i kombit tonë drejt unitetit e suksesit.
    Urime shqiptarë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!