×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi takohet me Escobar, flasin për zhvillimet në Kosovë e rajon

    Reporteri
    01 Shkurt 2023 | 14:10

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë vizitës në ShBA ka takuar të dërguarin e posaçëm të këtij shteti për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    Krasniqi tha se me Escobar floën për zhvillimetaktuale politike në Kosovë e rajon.

    “Z. Escobar i shpreha edhe një herë qëndrimin e vazhdueshëm të PDK-së në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë dhe nevojën e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, që përfshinë njohjen reciproke”, u shpreh Krasniqi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Tutje, ai tha se për Kosovën, rreshtimi dhe koordinimi me SHBA-të është i pa alternativë në rrugën e integrimit dhe forcimit të shtetit.

    “Fuqizimi i raporteve bilaterale dhe strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është i padiskutueshëm dhe i pandryshueshëm”, tha Krasniqi.

    Kujtojmë se Krasniqi po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!