×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeimami i Mitrovicës i reagon ashpër Haradinajt pasi ndau para për Katedralen në Paris

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 19:19

    Kryeimami i Mitrovicës, Asllan Murati ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili premtoi donacion për rindërtimin e katedrales Notre Dame në Paris e cila dy ditë më parë u shkatërrua nga flakët, shkruan Reporteri.net.


    Murati përmes një postimi në Facebook iu është drejtuar kryeministrit në emër të qytetarëve të Mitrovicës duke thënë se e kundërshtojnë ashpër propozimin për ndarjen e mjeteve për katedralen Notre Dame.

    “O Kryeministër, edhe Xhamia e Ibrit u dogj!

    Si qytetarë të Mitrovicës e kundërshtojmë ashpër propozimin për ndarjen e mjeteve për katedralen Notre Dame”, ka shkruar Murati në Facebook.

    Kryeministri Ramush Haradinaj, duke shprehur keqardhje për djegien e katedrales, para ambasadorit të Francës, Didier Chabert, ka thënë se edhe Kosova do të ndihmojë në rindërtimin e saj.

    Ai nuk ka konfirmuar vlerën e mjeteve që janë propozuar në këtë rast.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!