×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti emëron 22 zëvendësministra, priten edhe të tjerë

    Reporteri
    18 Qershor 2020 | 18:48

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti  gjatë kësaj jave ka emëruar disa zëvendësministra.


    Konkretisht, Hoti ka emëruar gjithsej 22 zëvendësministra, që vijnë kryesisht nga Nisma, komunitetet dhe nga radhët e LDK-së.

    Në lisën e siguruar nga Reporteri, nuk janë përfshirë asnjë emër nga AAK, mirëpo nuk janë edhe shumë emra të LDK-së, të cilët pritet të emërohen në ditët në vijim.

    Nuk dihet ende numri total i zëvendësministrave që mund të emërohen nga Qeveria Hoti, e cila ka 16 ministri, një më shumë se Qeveria e kaluar.

    Para formimit të Qeverisë, kishte deklarata se në secilin ministri do të emërohen nga dy zëvendësministra, e në disa dikastere edhe më shumë.

    Kujtojmë se Qeveria e kaluar, ajo Kurti, pjesë e së cilës ishte LDK kishte 35 të tillë.

    Gjatë kohës kur AAK, qeveriste me vendin e që tani është partneri i LDK-së, Qeveria kishte numër rekord të zëvendësministrave, më shumë se 80 prej tyre.

    Kjo është lista e 22 zëvendësministrave të emëruar deri më tani nga Hoti:

    Bashkim Krasniqi është emëruar zëvendësministren në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

    Zafir Berisha është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme

    Yildray Bayram është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme

    Valdete Bajrami është emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

    Teuta Sahatqija është emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

    Sema Isaphiu në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit

    Selim Kryeziu është emëruar zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim

    Resul Makreshi është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë

    Qazim Rrahmani është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

    Nexhat Ramadani është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

    Muharrem Sfarqa është emëruar zëvendësministër në Ministrinë  e Ekonomisë dhe Ambientit

    Hamza Balje është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës

    Florian Dushi është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë

    Fatbardha Emini është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Pushtetit Lokal

    Enver Hoti është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Buujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

    Enis Sulejmanovic është emëruar zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim

    Engelbert Zefaj është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

    Besart Dreshaj është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale

    Bekim Brestovci është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

     

    Arton Retkoceri është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës

    Artan Berisha është emëruar zëvendësministër në Ministrinë Infrastrukturës

    Agim Krasniqi është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Financave

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!