×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Kurti: Prekazi, kryeqytet i kryengritjes shqiptare

    Reporteri
    06 Mars 2023 | 11:17

    Kryeministri Albin Kurti, pas homazheve dhe pritjes në Kullën e Jasharajve në një deklarim para mediave e quajti Prekazin kryeqytet i kryengritjes shqiptare.

    Ai tha se rënia e familjes Jashari mundësoi çlirimin e vendit tonë, shkruan Reporteri.net.

    “Para 25 vjetëve, 3 breza të Jasharajve luftuan 3 ditë rresht me mijëra forca policore të Serbisë që e kishin rrethuar kullën e Jasharajve, në mënyrë të shumëfishtë. Ranë gjithsej 59 veta. Ne kthehemi e rikthehemi në kryeqytetin e kryengritjes shqiptare për ta kujtuar e përkujtuar epopenë e UÇK-së, që i dha hov dhe mundësoi çlirimin dhe lirinë e vendit tonë”, tha Kurti.

    Sipas tij, zhvillimi ekonomi bëhet pa harruar se kujt ia kemi borxh për lirinë,.

    “Burrat e gratë, pleqtë e të rinjtë i kujtojmë me dhembje e me mall, por me krenari, dashuria e admirim”, tha Kurti. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!