×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Lipjanit për rastin e shtatzënës: Janë 7 motra, kjo ishte më e vogla, s’kanë babë e as axhë

    Reporteri
    30 Nëntor 2022 | 21:49

    Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka ndarë detaje të reja lidhur me familjen e 35-vjeçares shtatzënë që u vra nga ish-burri i saj.

    Viktima e këtij rasti ishte nga Lipjani dhe e njëjta ishte motra më e vogël, në mesin e shtatë vajzave në familje, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    E për më tepër, Ahmeti tha 35-vjeçares i ka vdekur babai, e nuk ka as axhë.

    “Ajo që mund ta konfirmoj, nga kushërinjtë e parë të kësaj familje, në këtë familje nuk kanë vëllezër. Janë shtatë motra, kjo është motra më e vogël. Nuk e ka të gjallë babën as axhën”, deklaroi ai në ATV.

    Ai e konfirmoi se shtatzëna është nga fshati Llugaxhi i Lipjanit.

    Ahmeti u shpreh se është jashtëzakonisht i shqetësuar me natyrën e këtij rasti tragjik, e që thotë se janë shpeshtuar në Kosovë.

    Një grua shtatzënë e moshës 35-vjeçare është vrarë sot në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku kishte shkuar për të kryer lindjen e fëmijës së saj të parë. I dyshuar për vrasjen është ish-bashkëshorti i saj, i cili ishte denoncuar edhe për dhunë në familje më herët.

    Gazeta Online Reporteri.net ka marrë vesh se i dyshuari i sulmit është Sokol Halili, dhe i njëjti ndodhet në arrati.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!