×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti, bëri homazhe në Poklekun e Ri të Drenasit, në nderim të masakrës së 31 majit 1998

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 11:46

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me zëvendës ministrin e Mbrojtjes, Enver Dugolli, bëri homazhe në Poklekun e Ri të Drenasit, në nderim të asaj që ndodhi më 31 maj 1998.


    22 vjet më parë, në këtë fshat ndodhën krime të tmerrshme. 300 forca të policisë speciale të Serbisë sulmuan Poklekun e Ri, duke vrarë e shkatërruar gati krejt çka kishin para syve.

    Dhjetë shqiptarë që ishin banorë të Poklekut të Ri, u zunë gjatë sulmit të 31 majit. Njëri prej tyre u gjet më vonë i vdekur, ndërsa nëntë të tjerë mungojnë sot e kësaj dite.

    Përveç dëmeve në njerëz, Pokleku i Ri pësoi edhe shumë dëme materiale. Vlerësimi i bërë në vitin 1999 nga Grupi Ndërkombëtar i Menaxhimit nxori evidencën që 40% e shtëpive të Poklekut të Ri ishin dëmtuar.

    Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se “sot Pokleku i Ri duket se e ka rimarrë veten nga dëmet materiale, por dhimbja për nëntë banorë të zhdukur të fshatit mbetet ende e pranishme. Kjo na kujton se duhet të përdorim të gjitha resurset e mekanizmat për të gjetur të dashurit e qytetarët tanë që akoma mungojnë”.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!