×
  • Lajme
  • Lajme / Administrata publike/Konferenca

    Kurti: Kosova ka nevojë për një qeverisje efikase që i përmbush nevojat e qytetarëve

    Reporteri
    07 Maj 2024 | 16:36

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se administrata publike është prioritet kyç i qeverisë që ai drejton, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    I pari i qeverisë ka thënë se Kosova ka nevojë për një qeverisje efikase dhe përgjegjëse që i përmbush kërkesat e qytetarëve.

    Këtu ai ka përmendur zvogëlimin e dokumentave të kërkuara, lehtësimin e proceseve të aplikimit përmes digjitalizimit dhe përmirësimi i shërbimeve të ofruara nga institucionet publike.

    “Është hera e parë që po diskutojmë për këtë teme. Administrata publike është fusha ku ne i shërbejmë qytetarëve prandaj është prioritet kyç i qeverisë sonë. Zvogëlimi i barrës administrative është një hap i rëndësishëm për të siguruar që të gjitha komunitet në Kosovë të kenë mundësi të barabarta për të përfituar shërbimet dhe burimet qeveritare. Kosova ka nevojë për një qeverisje efikase dhe përgjegjëse që përmbush nevojat e qytetarëve. Kjo përfshin zvogëlimin e dokumentacioneve të kërkuara, lehtësimin e proceseve të aplikimit nëpërmjet digjitalizimit dhe përmirësimi e shërbimeve të ofruara nga institucionet publike”, ka thënë Kurti në Konferencën “Si mund të përfitojnë komunitetet jo shumicë nga Zvogëlimi i Barrës Administrative”.

    Në arsim, Kryeministri Kurti tha se zvogëlimi i barrës administrative do të lehtësojë procesin në instutucione dhe do të rrisë mundësinë e qytetarëve për të përfituar nga arsimi, derisa në shëndetësi do të sjell përmirësim në qasje dhe cilësi të kujdesit shëndetësor për të gjithë qytetarëve.

    “Në fushën e arsimit zvogëlimi i barrës administrative do të lehtësojë procesin e lehtësimit në institucionet arsimore dhe do të rrisë mundësinë për qytetarë për të përfituar nga arsimi. Në shëndetësi zvogëlimi i barrës administrative do të sjellë një përmirësim në qasje dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor për të gjithë qytetarët duke përfshirë edhe komunitetet që kemi parë që deri tani nuk e kanë pasur të lehtë për të përfituar nga shërbimet shëndetësore. Në aspektin ekonomik do të ndikojnë në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për kryerjen e procedurave të nevojshme për bizneset dhe ndërmarrësit. Me këtë do të rriten investimet, do të krijohen vende të reja të punës. Kështu do të kemi rritje dhe zhvillim ekonomik në përgjithësi të vendit”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!