×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti kthehet në Kosovë, qesh me kritikat e opozitës në Kuvend

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 10:44

    Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë, ku po merr pjesë edhe kryeministri Kurti.


    Ai ka marrë kritika nga opozita për vizitat e tij jashtë vendit.

    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri i ka uruar mirëseardhje kryeministrit Kurti nga siç ka thënë ai “muaji i mjaltit”, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka kritikuar kryeministrin për qëndrimin e tij jashtë vendit, ndërkohë që në Deçan u helmuan qindra qytetarë.

    Kritika Tahiri ka pasur edhe për situatën me vërshime në Kosovë, për çka tha se Kurti nuk ka shkruar asnjë status.

    “Kryeministër mirëse u ktheve në Kosovë, shpresojmë që qëndrimi jot në bregdetin e Greqisë dhe Francës, ta japin një far shtytje me përfundu muajin e mjaltit, e me ju kthy punës. 14 ditë vizitë jashtë vendit nuk kishin të bëjnë asgjë me interesa shtetërore e kombëtare, nuk e di çfarë interesi ka Kosova nga seminaret e së majtës, ku flitet gjithçka e veç për Kosovën jo”, ka thënë Tahiri.

    “Qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin pa viza, e nuk kanë mundësi të qëndrojë në hotele luksoze në të cilat qëndron kryeministri jonë. Në ditën ku e ka marrë lajmin për qytetarët e Decanit, ai do të ishte dashur që të kthehet, pra vendi ku ishte kryeministri jonë ishte nja 6-7 orë larg me veturë”, shtoi ai.

    “Gjatë kësaj kohe Kosovën e goditi një situatë e rëndë edhe nga vërshimet, normalisht që për këto nuk po të akuzojmë ty, mirëpo, u rrezikua direkt jeta e qytetarëve e u dëmtuan të mbjellurat e bizneseve, mirëpo, ti e vazhdove guidën tone, për Decan e bëre një postim, për vërshimet hic. Gjatë këtyre ditëve edhe Gjermania u godit nga reshjet, mirëpo, kancelarja gjermane e ndërpreu vizitën në SHBA e u kthy te qytearët, po t’i kryeministër nuk u ktheve, e vazhdove vizitën tënde. Nuk do të dëshiroja që papërgjegjësia të shkojë në këtë nivel”, u shpreh deputeti Tahiri.

    Ndërkohë që deputeti Tahiri po mbante fjalim, kryeministri Kurti është parë disa herë duke qeshur. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!