Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka kujtuar sulmet e 11 shtatorit në SHBA.
Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Kosova bashkëndjen thellë me dhimbjen e popullit amerikan dhe familjet e viktimave.
Postimi i plotë:
Më 11 shtator 2001, në një mëngjes të kthjellët, vdekja ra nga qielli. Mijëra njerëz me prejardhje nga e gjithë bota u vranë e me mijëra të tjerë u plagosën nga një sulm terrorist i cili tronditi gjithë botën.
Kosova bashkëndjen thellë me dhimbjen e popullit amerikan dhe familjet e viktimave.
Ne e dimë se çdo të thotë humbja e njerëzve të pafajshëm pasi edhe sot jetojmë çdo ditë me dhimbjet dhe pasojat e luftës, me ankthin dhe vuajtjet për ata që ende janë të pagjetur.
Ne jemi mirënjohës për ndihmën, përkrahjen dhe miqësinë e popullit amerikan dhe të vendosur për luftimin e terrorizmit të të gjitha ngjyrave dhe krahëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.