×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në cilësinë e kryetarit të VV’së: Kemi pasur edhe momente jo fort të mira

    Reporteri
    23 Tetor 2022 | 13:24

    Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur të dielën mbledhjen e 49’të me radhë të Këshillit të Përgjithshëm të VV’së, ku një adresim pati edhe kryetari i kësaj partie, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Derisa foli për sukseset e VV’së që nga koha kur ishte në opozitë, protestat që zhvilluan e deri te qeverisja aktuale, Kurti nuk la pa përmendur edhe momente të cilat ai i konsideroi “jo fort të mira”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Një prej këtyre momenteve kritike, Kurti përmendi zgjedhjet e kaluara lokale, ku Lëvizja Vetëvendosje arriti të marrë vetëm katër komuna, në krahasim me zgjedhjet nacionale ku kjo parti mori mbështetjen e shumicës.

    “Ka pasur edhe momente jo fort të mira. Siç ka qenë, për shembull, performanca në zgjedhjet lokale sa i përket komunave që udhëheqim, meqenëse ne i fituam për kryetar vetëm katër sosh: Gjilanin me Alban Hysenin, Podujevën me Shpejtim Bulliqin, Shtimen me Qemajl Aliun dhe Kamenicën me Kadri Rrahimajn. Për këto, ne kemi diskutuar gjatë në mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm, në mbledhje me qendra të lëvizjes sonë, e në kryesi të Vetëvendosjes. Kemi bërë vetëkritikë dhe kritikë e kemi punuar drejt zgjidhjes së problemeve”, tha Kurti në fjalimin e tij. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!