×
  • Lajme
  • Lajme / Ankandi diellor prej 100 megavatësh

    Kurti: Shtyjmë përpara ekonominë duke mbrojtur mjedisin dhe forcuar shtetin

    Reporteri
    30 Mars 2024 | 8:00

    Konzorciumi “Orllati” bashkë me kompani nga Gjermania dhe Kosova janë shpallur fitues të ankandit elektronik diellor prej 100 megavatësh.

    Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook tha se ankandi kishin nisur me çmimin tavan prej 75 euro për MWh, duke u ulur në fund në 48.88 euro.

    “Me 48.88€/MWh, konzorciumi “Orllati” nga mërgata jonë në Zvicër, bashkë me kompani nga Gjermania dhe Kosova, u shpallën fitues të ankandit elektronik. Ankandi ynë i parë diellor prej 100 megavatësh, ka filluar me çmimin tavan 75 €/MWh. Gjatë procesit të ofertimit, kompanitë kanë ulur çmimin në 70 €/MWh dhe sot, procesi u përmbyll me çmim 48.88 €/MWh”, ka shkruar kryeministri Kurti në Facebook.

    Për këtë ngjarje ai ka shkruar edhe në platformën “X”.

    “Kjo është mënyra se si ne shtyjmë përpara ekonominë tonë duke mbrojtur mjedisin tonë dhe duke forcuar shtetin tonë”, ka shkruar Kurti.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!