×
  • Lajme
  • Lajme

    Duda Balje e thotë sërish se nuk do të mbështesë ligjin që lejon martesat brenda gjinisë së njëjtë

    Reporteri
    29 Prill 2024 | 8:02

    Përfaqësuesja në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, njëherësh kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, tha se nuk do të ndryshojë qëndrim lidhur me votimin për lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë.

    Balje tha se përkundër presioneve të paralajmëruara nga kryeministri Albin Kurti se do të angazhohet personalisht në sigurimin e votave për miratimin e Ligjit të ri Civil, ai nuk do të ndryshojë qëndrim.

    “Nuk po e ndryshoj pozicionin tim”, tha shkurt Duda Balje për FrontOnline.

    Kryeministri Albin Kurti tha se për këtë çështje është marrë vendimi për mbledhjen e Qeverisë.

    “Ne do të punojmë shumë për ta miratuar atë në një të ardhme shumë të afërt. Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe për këtë do të kërkoj mbështetjen e gjerë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje ka tashmë është bërë”, thotë Kurti.

    Kurti tha gjithashtu se këtë po e bëjnë pas Malit të Zi, i cili u ofron qytetarëve të tij të drejtën e bashkimeve civile të gjinisë së njëjtë.

    “Më lejoni t’ju jap një shembull. Kosova së shpejti do të synojë të bëhet vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor, pas fqinjëve tanë Mali i Zi, duke u ofruar qytetarëve të saj të drejtën për bashkime civile të gjinisë së njëjtë”, ka theksuar Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!