×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Targat nuk janë dëshirë e jona, por imponim nga pala tjetër

    Reporteri
    20 Shtator 2021 | 11:27

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë që vendosja e targave të Republikës së Kosovës për të gjitha automjetet me tabela të Serbisë ka qenë “imponim nga pala tjetër, e jo dëshirë e jona”.


    “Targat nuk janë dëshirë e jona por imponim nga pala tjetër”, u shpreh Kurti gjatë seancës së sotme.

    “15 shtatori i vitit 2021 ishte afati i fundit kur përfundimisht duhet të përmbyllej marrëveshja e arritur Brukselit për targat. MB-ja sot mori veprimet e nevojshme për konfiskimin e të gjitha targave ilegale, sikurse edhe në pikat kufitare”.

    Kurti tutje theksoi se pavarësisht çfarë nacionaliteti janë poseduesit e veturave, targat jovalide po konfiskohen.

    “Si kryeministër ju siguroj se veprimet e ndërmarra sot për zbatimin e kësaj marrëveshje për lëvizje të lirë, nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve se rbë dhe nuk i kufizon lëvizjen e lirë qytetarëve serbë dhe pres nga të gjithë qytetarët ta kuptojnë drejtë se sot s’po ndodh diçka e jashtëligjshme, por po fillon një zbatim i marrëveshje që është pajtuar Serbia me Bashkimin Evropian”.

    “Andaj i lus qytetarët serbë të vazhdojnë ritmin e përditshmërinë pa frikë se po iu cenohet ndonjë e drejtë. Ju jeni të qytetarë të barabartë”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!