×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky do të jetë moti për javën e parë të marsit

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 8:09

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se java e parë e muajit mars do të karakterizohet me mot relativisht të ngrohtë.


    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-17 gradë celsius.

    Në fundjavë parashihet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende – vende do të sjellin shi dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s.

    Si pasojë e masave anticiklonike të stacionuara ditë më parë mbi territorin tonë, kushtet biometeorologjike do të jenë mesatarisht të mira, pasi ndotësit vazhdojnë të mbeten të ekuilibruar në stadet e para të Troposferës.

    Kushtet agrometeorologjike do të jenë të shkëlqyera, me theks të veçantë në fushën e pemëtarisë. Për shkak të temperaturave të ulëta kryesisht gjatë natës, bujqit mund të kryejnë procesin e krasitjes së pemëve, pasi është afati optimal i kryerjes së këtij procesi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!