×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është kandidati i AAK-së për Kryetar të Dragashit

    Reporteri
    15 Korrik 2021 | 9:57

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka zyrtarizuar Agron Gashin kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit.


    Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
    “Aleanca synon të ofrojë ndryshim në qeverisjen komunale në Dragash. Agron Gashi nga Brezna, punëtor i arsimit, i njohur për sinqeritetin dhe afërsinë e tij me qytetarët, do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Dragashit”, ka shkruar Haradinaj.

    Haradinaj ka thënë se Dragashi, Komunë kjo me shumëllojshmëri të bimëve mjekësore dhe aromatike, ka nevojë për zhvillim ekonomik dhe investime të përbashkëta.

    “Kjo komunë malore, me shumëllojshmëri të bimëve mjekësore dhe aromatike e me potenciale të shumta natyrore, është vendi më i përshtatshëm në rajon për zhvillimin e blegtorisë por edhe turizmit. Dragashi ka nevojë për zhvillim ekonomik, investime të përbashkëta publiko-private që këto resurse të jenë në shërbim të rritjes së mirëqenies së qytetarit”, është shprehur Haradinaj.
    Ai ka thënë se programi që ofron AAK-ja dhe kandidatët për kryetar komunash, janë garanci e ndryshimit.
    “Programi i Aleancës dhe njerëzit e saj që do e zbatojnë këtë program, janë garanci e ndryshimit për këtë komunë”, ka përfunduar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!