×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është kinezi që dyshohet se është prekur me koronavirus, hyri në Kosovë tri javë më parë

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 11:21

    Tre raste të reja po dyshohen me koronavirus në Kosovë, mes tyre edhe një shtetas kinez.


    Zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, Shpend Fazilu ka konfirmuar se një shtetas kinez që kishte ardhur në Prishtinë para 3 javësh, po dyshohet se është prekur me me virusin vdekjeprurës kinez, shkruan Reporteri.net

    Përkatësisht 28 vjeçari kinez kishte hyrë në Prishtinë më 02 shkurt 2020.

    “Një femër 27 vjeç nga Prishtina, studente në Itali në afërsi të Romës në Piaçenza, një mashkull 39 vjeç poashtu nga Prishtina i punësuar në Milano si dhe një shtetas kinez 1992 ka ardh nga Kina në Prishtinë më date 02 shkurt 2020”, ka thënë Fazliu për Reporteri.net.

    Ditën e djeshme janë dyshuar tre raste të tjera me koronavirus, por analizat dolën negative. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!