×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është rusi që u arrestua gjatë aksionit në veri

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 12:31

    Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një shtetas rus gjatë aksionit të sotëm në Veri të Kosovës.


    Këtë e ka bërë të ditur Presidenti Hashim Thaçi, në një konferencë për media, pasi ka mbajtur takimin me Këshilli Kombëtar për Siguri.

    Sipas Thaçit, shtetasi rus që ka provuar të pengojë Policinë e Kosovës duke u prezantuar si diplomat.

    Emri i shtetasit rus të arrestuar në veri është Mihael Krasneoschenko, shkruan Reporteri.net.

    Përpos Thaçit arrestimin e shtetasit rus e ka përmendur edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq i cili ka thënë se ai ka qenë punonjës i UNMIK-ut.

    Vuçiq për këtë rast ka thënë se ka lajmëruar edhe autoritetet Ruse. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!