×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK lidh koalicion me AKR-në në Vushtrri

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 17:12

    Lidhja Demokratike e Kosovës do të hyjë në koalicion me AKR-në në komunën e Vushtrrisë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.


    Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se LDK dhe AKR do të garojnë bashkë në këtë komunë.

    “LDK dhe AKR hyjnë në koalicion në Vushtrri. Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit garojmë e fitojmë bashkë sepse Vushtrria është për të gjithë”.

    “Bujar Saraçi me numër 19 në listën tonë fituese përfaqëson AKR. Faleminderit Arta, Bujar, Medina, Mirjeta e Seadi dhe gjithë ekipi i Degës së AKR në Vushtrri. Jam i nderuar me ju pri një ekipi profesionistësh për qytetin që e duam”, ka shkruar Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!