×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK: Qeveria Kurti, qeveri e praktikantëve – të papërgatitur e joprofesionistë

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 14:16

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar sot pas pezullimit të vendimit për tiketën ngjitëse prej pesë eurove për automjetet.


    LDK në një reagim për media Qeverinë Kurti e quan qeveri të praktikantëve.

    “Anulimi i pagesës prej 5 eurove, pjesë e një procesi të dyshimtë është përfundim i vetëm logjik. Gjithsesi, nënshkrimi i kontratës fillimisht e më pas anulimi i saj – pas presionit publik – me pretekstin që duhet bërë analizë, tregon se sa të papërgatitur e joprofesionistë janë anëtarët e Qeverisë së Praktikantëve.

    Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi. Mbi të gjitha, Lidhja Demokratike e Kosovës fton Prokurorinë që të hetojë gjithë procesin në fjalë dhe dëmet eventuale financiare që mund të krijohen nga një aferë e aventurë e tillë”, thuhet në reagim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!