×
  • Lajme
  • Lajme

    Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike do të kthehet sërish për votim në Kuvend

    Reporteri
    14 Gusht 2020 | 22:48

    Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike sërish do të ktheht para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kështu kanë paralajmëruar ministrat Hykemete Bajrami e Financave dhe Blerim Kuçi i Ekonomisë, shkruan Reporteri.net.


    Mungesa e kuorumit bëri që miratimi i tij të dështoi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

    Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se do t’ua kërkojë edhe një herë votën deputetëve për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

    “Do të kërkoj edhe në ditët në vazhdim votën e deputetëve për Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike pasi është hartuar për të lehtësuar jetën e qytetarëve, për të ndihmuar bizneset private dhe mbajtur ekonominë gjallë në kohën kur Kosova po ballafaqohet me pandeminë dhe pasojat e saj”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Bajrami tha se votimi i një ligji të tillë duhet të shihet si ndihmë për qytetarët e “jo për të bërë luftë partiake”.

    “Më vjen keq që sot pritjet e qytetarëve nuk po realizohen shkaku i mungesës së votave të deputetëve. Në rastin e parë, prapë Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të jetë për votim në Parlament”, ka shkruar Bajrami, transmeton Reporteri.net.

    https://www.facebook.com/hykmete.bajrami/posts/1701798949968879

    E dështimin e miratimit të këtij ligji e ka quajtur të turpshëm ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi.

    “Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk e kaloi as leximin e parë, edhe pse kam pasur shumë shpresë që kjo procedurë do të kryhet sot. Dy herët e votimin nuk kaluan numrin e 45 deputetëve, duke e pamundësuar ecjen përpara të këtij ligji”, tha ai.

    Sipas ministrit Kuçi qëllimi i këtij ligji del mbi secilin interes dhe ky ligj duhet të dalë sa më shpejt sërish para deputetëve.

    “Bashkë me ligjin për lehtësira ekonomike, ky ligj është çelës që të ndihmojmë bizneset e Kosovës, rrjedhimisht të ndihmojmë edhe qytetarët. Po i bashkangjitem qëndrimit të ministres Hykmete Bajrami, që ky ligj të del para deputetëve përsëri këto ditë. Çdo vonesë reflekton jo mirë në ekonominë e vendit”, ka shkruar ai.

    https://www.facebook.com/blerimkuciaak/posts/3382822301777727

    Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike dështoi të votohet dy herë brenda ditës nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të premten. Herën e parë mori vetëm 43 vota, ndërsa për të dytën 45. NUk u votua nga Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!