×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirohet shtetasi rus që u arrestua gjatë aksionit të sotëm në Veri

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 15:26

    Është liruar një nga shtetasit rusë që u arrestua gjatë ditës së sotme në aksionin e njësisë speciale të Kosovës në veri të Mitrovicës, shkruan Reporteri.net.


    Nga ky mision kanë konfirmuar se zyrtari rus, Mihajl Aleksandreviç Krasnoshchenkov tashmë është liruar.

    Ministria e Punëve të Brendshme në një deklaratë për media njoftoi se shtetasi rus u arrestua pasi ka vendosur veturën e tij si barrikadë në mënyrë që të mos kalonte policia në pjesën veriore të vendit.

    Në aksionin e sotëm të policisë u raportua edhe për një shtetas tjetër rus të arrestuar. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!