×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci për ish-drejtorin e tij të arrestuar për vjedhjen e 2 milionë eurove: E kam marrë si ekspert me sugjerim të ndonjë tezaku

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 9:04

    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar sërish për ish-drejtorin e tij Labinot Gruda, i arrestuar rreth avullimit të 2 milionë eurove nga Ministria e Financave vjen nga kjo komunë.


    Lladrovci ka thënë se Labinot Grudën e ka ofruar si ekspert pasi fitoi zgjedhjet locale, por mohoi që ka qenë pjesë e PDK-së.

    “Është shumë e vërtetë që Labinoti ka qenë drejtor në komunën time. Në qeverisjen time do të ofroj njerëz ekspert të lamive të ndryshme. Pas zgjedhjeve lokale e kam afru z. Labinot, i cili me sugjerim, apo sugjerim të ndonjë tezaku e kam afruar si ekspert. Nëtë muaj kemi punuar bashkë, asnjë vërejtje nuk ka pas. Ka ardh si ekspert nga Ministria e Financave e jo si aktivit, nuk ka qenë aktivist i PDK-së”, ka thënë Gruda për Kanal10, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se fotoja e publikuar me Grudën ka qenë nëpër lokalitet me debate me qytetarë dhe se nuk ka foto tjetër me të.

    Lladrovci tha se organet e hetuesisë duhet ta hetojnë këtë rast.

    “Edhe nëse e ka bërë, une besoj në organet e hetuesisë, edhe nëse e ka bërë, nuk e ka bërë vet, në thesar duhet të ketë disa shkallë për tu bërë një pagesë, ai mund ta ketë bërë me më shumë njerëz. Ata njerëz që e kanë bërë këtë veprim nuk kanë ngjyra politike, por të krimit”, ka thënë ai.

    Lladrovci ka insistuar se Gruda nuk ka qenë pjesë e PDK-së.

    “Ju garantoj që nuk ka qenë anëtar as pjesëtar i asnjë strukture te Drenasit. Labinoti nuk ka qenë dhe nuk është anëtar i PDK-së”, ka thënë Lladrovci.

    Përkundër se PDK dhe Lladrovci vazhdojnë ta mohojnë se Gruda ka qenë pjesë e kësaj partie, Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar fotografi që dëshmojnë se ai mblidhte vota për Kadri Veselin, Memlin Krasniqin e të tjerët gjatë vitit 2017 kur partia e Veselit kishte garuar si pjesë e koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-NISMA, të njohur si PAN.

    Labinot Gruda dyshohet se ka bërë transferimin e 2,077,995 milionë eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në adresë kompanisë, LDA Group Shpk, me bazë në Llapushnik.

    Gruda ia ka mundësuar anëtarit të NISMA’s që t’i marrë dy milionë eurot nga Theasri i Republikës së Kosovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!