×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumi në Kamenicë pa asnjë përkujdesje, shikoni si janë dëmtuar ulëset dhe shportat e mbeturinave

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 17:19

    Lumi ‘Kriva Reka’ në Kamenicë shpesh bëhet temë mediale, kjo për shkak se nuk ka kujdesin e duhur.


    Ndërsa kohë më parë është raportuar se si pranë këtij lumi gjuhet mbeturina, së fundmi është ngritur dhe një shqetësim tjetër.

    Qytetarë të pandërgjegjshëm kanë bërë vandalizem mbi uleset dhe shportat përreth lumit.
    Në fotografitë e publikuara nga “Kamenicapress” shihet se si ulëset janë demoluar thuajse tërësisht dhe ata qytetarë që duan të pushojnë pranë lumit tani e nuk kanë as ku të ulen, shkruan Reporteri.net.

    Poashtu janë dëmtuar edhe shportat që ishin vendosur për hedhjen e mbeturinave.

    Disa prej tyre janë kthyer mbrapsht dhe për më tepër shihet se si është gjuajtur bërllog në tokë nga qytetarë të pandërgjegjshëm në vend që të rregullojnë shportat dhe t’i hudhin aty.

    Pas publikimit të këtyre fotove kanë reaguar disa qytetarë që kanë propozuar që të vendosen kamera pranë këtij lumi në mënyrë që të mos ndodhin akte të tilla dhe veç nëse ndodhin përgjegjësit të kapen. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!