×
  • Lajme
  • Lajme

    Luta ende beson në mrekulli: Kushdo që ka 1 votë më shumë udhëheq qeverinë

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 10:31

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se në Kosovë ka fituar opozita, jo individi e as grupi politik.


    Ai thotë se fitues të vegjël janë LDK e VV por se duhet të pritur rezultatin final dhe cilado parti që ka një votë më shumë e udhëheq qeverinë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Në Kosovë ka fitu opozita, jo individi e as grupi politik. Nëse e bëjmë një përkufizim, i bie që qytetarët e Kosovës kanë votuar për ndryshim dhe ia kanë besu LDK’së dhe LVV’së këtë rezultat.

    Fitues të vegjël janë LDK dhe LVV. Ne po e presim rezultatin final të zgjedhjeve sepse votat nuk janë numëruar deri në fund.

    Cilado parti që del fituese, duhet të sillen përgjegjshëm dhe kokëulur karshi këtij rezultati sepse njerëzit kanë votuar për ndryshim. Nuk kanë votuar as për individin e as për partinë politike. Na ka rastisë që jemi kamp opozitar dhe besimi është në subjektet tona politike.

    LDK ka vendosur standardin, cilido që e ka një votë më shumë, ai e udhëheq qeverinë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!