×
  • Lajme
  • Lajme

    Marigonë Geci e tërheq nënshkrimin për seancën ku do të votohet Projektligji për Rimëkëmbje, shkak PDK-ja

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 11:50

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Marigona Geci e ka tërhequr nënshkrimin për seancën e jashtëzakonshme që po mbahet sot, e ku pritet miratimi i projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.


    Në letrën e saj drejtuar kryetares së Kuvendit, ajo ka thënë se kjo është bërë pasi që inicimi i kësaj seance është bërë me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës.

    Marigonë Geci ka thënë se ajo ka dhënë nënshkrimin për nismën e LDK-së për Projektlligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, e jo nismën e PDK-së.

    Në ditën kur është nënshkruar marrëveshja e koalicionit, Marigona Geci është zotuar se nuk do ta përkrahë asnjë marrëveshje në Kuvend të Kosovës në të cilën bën pjesë edhe PDK-ja.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!