×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 7 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

    Reporteri
    27 Shkurt 2021 | 8:19

    Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, mbi 68 mijë persona janë infektuar me Covid-19, ku 1,592 prej tyre kanë humbur jetën.


    59,438 prej tyre janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 7,321.

    “Numri total i rasteve pozitive është 68.351 raste nga 300.198 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.592 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 264 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.438 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.321”, bëhet e ditur në raportin e fundit të IKSHPK-së.

    Ndërkohë që rastet e reja me Covid-19 po shtohen, IKSHPK-ja gjatë ditës së premte i rekomandoi Qeverisë shtrëngimin e masave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!