×
  • Lajme
  • Lajme

    Iu shkoi në Komision, vetëm Gazmend Gjyshinca nuk e nderon ambasadorin francez me ngritje në këmbë

    Reporteri
    25 Tetor 2022 | 12:42

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, ka injoruar ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

    Ky i fundit ka shkuar në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë ku pjesë e komisionit është edhe deputeti Gjyshinca, i cili nuk është ngritur në këmbë për ta mirëpritur ambasadorin.

    Gjyshinca nuk ngrihet në këmbë për ta mirëpritur ambasadorin e ri të Francës, edhe pse këtë gjë e bëjnë të gjithë anëtarët e tjerë që ishin ulur në të njëjtën tavolinë: Xhavit Haliti, Haki Abazi, Time Kadrijaj, Yllza Hoti e Doarsa Kica-Xhelili.Gjyshinca u mjaftua me përshëndetje me lëkundje koke./eo

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!