×
  • Lajme
  • Lajme

    Më i riu 44 vjeç, kjo është mosha e viktimave nga coronavirusi

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 15:17

    Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 11 persona nga coronavirusi.


    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se më i riu që vdiq nga COVID-19 ishte një 47-vjeçar nga Gjilani, shkruan Reporteri.net.

    Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (75, 50 vjeç), Prizren 2 raste (75, 65 vjeç), Dragash 1 rast (64 vjeç), Drenas 1 rast (82 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Gjilan 1 rast (44 vjeç), Malishevë 1 rast (63 vjeç), Pejë 1 rast (65 vjeç), Rahovec 1 rast (82 vjeç).

    Numri total i rasteve pozitive është 39.596 raste nga 143.988 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.016 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 574 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.001 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.579. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!