×
  • Lajme
  • Lajme

    Më në fund Shpend Ahmeti merret me punët në komunë, investon mbi 300 mijë euro për fëmijët

    Reporteri
    09 Nëntor 2019 | 15:41

    Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është bërë edhe me gjashtë kënde të lodrave dhe dy fusha sportive. Këto projekte komunës i kushtuan 341,717.45 euro.


    Siç ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këto kënde dhe fusha janë të shpërndara në lagje të ndryshme të kryeqytetit.

    “Afër Shkollës Fillore “Iliria” – kënd i lodrave

    Afër Shkollës Fillore “Ismail Qemaili” – kënd i lodrave

    Afër Shkollës Fillore “ Zenel Hajdini” – kënd i lodrave

    Në lagjen Dardania – kënd i lodrave

    Në lagjen e Universitetit mbrapa ndërtesës së Ministrisë së Tregtisë e Industrisë – kënd i lodrave dhe fushë sportive

    Në lagjen Lakërishte mbrapa ProCredit Bank – kënd i lodrave dhe fushë sportive”, ka njoftuar Ahmeti.

    “Fëmijët janë ata që gëzohen shumë për projekte të tilla! Prandaj, gëzuar fëmijë!”, shkruan i pari i kryeqytetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!