×
  • Lajme
  • Lajme

    Mëngjes i zi në Kosovë: Vritet 19 vjeçari, në aksidente vdesin dy 21 vjeçarë

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 11:16

    Mëngjesi i së premtes nisi me lajme të kobshme në Kosovë, ku u shënuan tri vdekje tragjike.


    Një 19 vjeçar në komunën e Gjilanit, u ther mbrëmë rreth mesnatës, ku si pasojë e lëndimeve të marra humbi jetën, shkruan Reporteri.net.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se viktima gjeti vdekjen si pasojë e sulmit me mjete të mprehta.

    Hashani ka njoftuar se deri më tash nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me rastin.

    E 68 kilometra larg Gjilanit, në qytetin e Mitrovicës, një tjetër i ri humbi jetën si pasojë e një vetaksident trafiku.

    Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se viktima është i moshës 21-vjeçare dhe ishte pasagjer në veturën që u vetaksidentua.

    Zahiti ka thënë se drejtuesi i automjetit është në ndalim policor, pasi që dyshohet si shkaktar i aksidentit.

    Edhe një tjetër 21-vjeçar në Vushtrri ka humbur jetën pasi goditi një shtyllë betoni me veturë.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

    Video nga vendi i ngjarjes në aksidentin në Mitrovicë:

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!