×
  • Lajme
  • Lajme

    Merkel, Vuçiqit: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 20:29

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bisedoi përmes një video lidhje me kancelaren gjermane, Angela Merkel.


    Në një bisedë telefonike me presidentin serb, Vuçiq, Merkel theksoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i një rëndësie thelbësore, raporton b92.

    Ata ranë dakord se pos dialogut mes dyja vendeve, gjithashtu edhe ruajtja e paqes mes dyja palëve është e rëndësishme.

    Presidenti Vuçiq deklaroi se do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të vazhduar me sukses këtë dialog, në mënyrë që të arrihet një atmosferë konstruktive.

    Presidenti serb theksoi gjithashtu nevojën për një plan të qartë për zgjerimin e BE-së dhe një kornizë kohore për anëtarësimin, pasi procesi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!