×
  • Lajme
  • Lajme

    Militanti i VV’së drejtor në RTK, Halimi: Vetëm pushtetet autokratike i synojnë mediat

    Reporteri
    31 Janar 2023 | 20:38
    Sibel Halimi, Zëdhënëse e LDK'së

    Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, e quan kërcënim për median e lirë, përzgjedhjen e militantit të Vetëvendosjes, Rilind Gërvalla, në pozitën e drejtorit në RTK.

    Halimi tha se vetëm pushtetet autokratike synojnë kapjen e mediave, për t’i mbuluar gabimet dhe paaftësinë e tyre në qeverisje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Emërimi i një aktivisti partiak në krye të Radio Televizionit të Kosovës, përbën shqetësim dhe kërcënim për median e lirë si një ndër shtyllat kryesore të demokracisë”, tha Halimi përmes një reagimi në Facebook.

    Ajo tha se ky vendim kërkon reagim të menjëhershëm edhe nga mekanizmat që synojnë mbrojtjen e demokracisë në vend. /Reporteri.net/.

    Reagimi i plotë:

    Pushtetet autokratike i synojnë mediat, me qëllim që ta mbulojnë paaftësinë qeverisëse, ta shtrembërojnë realitetin dhe të vërtetën.

    Emërimi i një aktivisti partiak në krye të Radio Televizionit të Kosovës, përbën shqetësim dhe kërcënim për median e lirë si një ndër shtyllat kryesore të demokracisë. Kjo tendencë bizare e partisë në pushtet për t`i marrë nën kontroll të gjitha institucionet më të rëndësishme në vend, kërkon reagim të menjëhershëm edhe të mekanizmave tjerë të rëndësishme që synojnë mbrojtjen dhe ruajtjen e demokracisë në vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!