×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrat e AAK-së votuan kundër reciprocitetit, Zeka: Komplet injorancë politike

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 12:40

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, vendimin e sotëm të Qeverisë Hoti për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë e ka quajtur vendim të rëndësishëm.


    Zeka ka komentuar votimin kundër të ministrave të AAK, duke thënë se kjo tregon një injorancë politike.

    “Mosvotimi i këtyre masave nga ana e AAK-së, është komplet injorancë politike, kalkulim për vota, dhe tallje me shtetin, si dhe një vërtetim se pushtetin e duan, po shtetin jo”, ka shkruar Zeka.

    Shkrimi i plotë:

    Vendimi i qeverise dhe qendrimi i AAK se
    Qeveria Hoti, sot ka marre nje vendim teper te rendesishem per ardhmerine e shtetit te Kosoves, duke hequr pengesat e vazhdimit te dialogut me Beogradin.

    Ata qe kuptojne qofte edhe A-ne e politikes, e dine fare mire se dialogu nuk i konvenon vetem Serbise dhe hithave te saje ne Kosove. Te gjithe e dine se Beogradi me ne, po te mos ket presion nderkombetar, nuk do te fliste as per arushat e malit, e lere me per çeshtje madhore.Mos votimi i ketyre masave nga ana e AAK-se, eshte komplet injorance politike, kalkulim per vota, dhe tallje me shtetin, si dhe nje vertetim se pushtetin e duan, po shtetin jo.
    Nje fjale e urte thote se “dy shalqinje (botana) nuk mbahen me nje dore. Duke pa nje veprim te tille te AAK-se, po filloje me mendu qe shkuarja ne zgjedhje munde te jet zgjidheja me e mire per Kosoven!
    Nuk ece vendi perpara duke e dashur vetem pushtetin e asnjehere shtetin!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!